MENU
klinika

Manifaktura pritet të reduktohet në 30%

Lufta ‘fundos’ modën ‘made in Albania’

01.12.2024 - 20:15

Nga njëra anë humbjet e shkaktuara për shkak të zhvlerësimit të euros në 2 vitet e fundit por nga ana tjetër edhe faktorët gjeopolitikë, kanë krijuar një bilanc edhe më negativ për eksportet shqiptare për vitin 2024. Në 120 milionë euro përllogariten humbjet për këtë sektor vetëm në një vit.
“Me situatë gjeopolitike që kemi në Europë sidomos luftrat ekzistuese. Janë factor që ndikojnë nga ana psikologjike në sektorin e modës. Kur flitet më shumë për raketa e armë bërthamore normalisht që sektori i modës nuk do të jetë në qendër të vëmendjes”, tha Florjan Zekja, eksportues.

Ndonëse si zgjidhje sipërmarrësit shqiptarë patën garancinë sovrane të ofruar nga qeveria vetëm një pjesë e tyre arriti të përfitoj. Ndërsa pjesa tjetër duhet të përshtatet me tregun e krijuar.

Kjo është një problematikë që po na përndjek. Disa biznese që kishin në plane të të kalonin nga manifakturë në cikël të plotë apo made in Albania po e bëjnë në kushte të vështira. Një pjesë kanë reduktuar, një pjesë kanë pezulluar por pjesa tjetër po vlerësojnë situatën deri në fund të dhjetorit. Po vazhduan dhe pak muaj kështu manifaktura do reduktohet me 30%.

Nga mbi 36 miliardë lekë një vit më parë, muajin e shkuar në tregjet e huaja u shitën mallra që kushtuan pak më shumë se 31 miliardë lekë. Marrë që nga fillimi i vitit, rezulton se kompanitë shqiptare kanë shitur 53 miliardë lekë më pak mallra në tregjet e huaja.

“Kemi ato klientët tradicional që janë Italia, Gjermania Greqia, por edhe me këto biznese reflektohet situate ekonomike që kanë në vendet e tyre.”

Përballë kësaj gjendje eksportuesit kërkojnë nga qeveria mbajtjen e një tryeze teknike ku të analizohen dëmet dhe mundësitë për mbështetje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Financial Times/ 'Të rindezin marrëdhëniet transatlantike’

‘Venitet’ tensioni tregtar BE – SHBA