02.12.2024 - 12:40
Në minutën e 17-të të ndeshjes Fiorentina-Inter ngrin i gjithë stadiumi “Artemio Franki” dhe tifozët që ishin të pranishëm. Edoardo Bove pësoi arrest kardiak dhe u rrëzua në tokë.
Dje pasdite u njoftua se futbollisti ndjehej më mirë pas kontrolleve të kryera. Ndërkohë sot mediat italiane kanë dhënë detaje të reja për gjendjen e tij, duke shkruar se mesfushori i Fiorentinës e ka kaluar mirë natën dhe e kanë hequr nga intubimi pasi nuk ka asnjë rrezik.
Që në mëngjes, trajneri i tij Rafele Paladino dhe menaxheri i ekipit, Simone Otaviani kanë shkuar në spitalin Careggi në Firence për ti qëndruar pranë lojtarit.