MENU
klinika

Sa do të përfitojnë

Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

20.12.2024 - 20:00

Këshilli i Ministrave ka miratuar një akt normativ për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2025, në mbledhjen e tij të posaçme të mbajtur dje. Në kuadër të këtyre ndryshimeve, është parashikuar shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët, që do të ketë një vlerë të ndryshme në varësi të shumës së pensionit.

Pensionistët me pensione nën 20 mijë lekë do të përfitojnë një bonus prej 100 euro, ndërsa ata me pensione mbi këtë vlerë do të marrin një bonus prej 50 euro. Për këtë qëllim, do të krijohet një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë, ku do të transferohen 6.3 miliardë lekë për të garantuar shpërndarjen e bonusit.

Po ashtu, do të shpërndahen 2.2 miliardë lekë për kategoritë më vulnerabël, siç janë familjet që përfitojnë ndihmë Ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre, të cilët do të përfitojnë një shpërblim prej 15,000 lekësh. Kjo është pjesë e angazhimit të qeverisë për të mbështetur shtresat në nevojë në prag të fundvitit.

Njoftimi:
Në këtë prag fundviti, e gjithë vëmendja jonë shkon në mbështetje të shtresave më në nevojë, kryesisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta.

Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël. Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.

Nga ana tjetër do të vëmë në jetë premtimin për garantimin e bonusit të Pranverës, duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të pensionistëve në të cilën do të transferohet një fond prej 6.3 miliardë lekësh.

Në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 Euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 Euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur do të fillojë shpërndarja e parave

Bonusi i fundvitit/ Sa do të përfitojnë pensionistët!

10 kategoritë që marrin shpërblim maksimal

Zbardhet vendimi, si do të ndahet bonusi i fundvitit për pensionet