MENU
klinika

Moment i artë në karrierë

Mirlind Daku shpallet sportisti më i mirë i Republikës së Tatarstanit

21.12.2024 - 11:43

Mirlind Daku po kalon një moment të artë në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shpallur sportisti i vitit në Republikën e Tatarstanit në Rusi.

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi i tij, Rubin Kazani përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

”Sulmuesi ynë, i cili u bë një nga golashënuesit më të mirë të elitës së futbollit rus, dhe ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës, është shpallur sportisti i vitit 2024 në Republikën e Tatarstanit nga Business Online”, shkruan klubi i Rubin Kazanit.

Daku në këtë sezon të garave ka nëntë gola e katër asistime në Superligën e Rusisë.

Mesfushori i Shqipërisë fiton besimin e trajnerit

Medon Berisha do të luajë titullar kundër Lacios

Koha kur braziliani fitonte Ligën e Kampioneve

Silvinjo kujton me nostalgji Barcelonën

Statistikat e frikshme e shpallin mbrojtësin më të mirë të bergamaskëve

Gjimshiti bën 200 ndeshje në Serinë A me Atalantën