Përgjatë fundjavës grupi muzikor italian “Aperitivo Italiane” solli në skenën artistike në Gjirokastër muzikën italiane Jazz. Tre pjesëtarët e grupit interpretuan pjesë të ndryshme muzikore ndërsa koncerti u ndoq me interes nga artdashësit.
“Ishte një publik i mrekullueshëm këtë mbrëmje, artdashës të interesuar, të cilët ndoqën plot interes koncertin duke na duartrokitur në momente të veçanta. Ia kaluam me të vërtetë mirë, u argëtuam dhe shpresoj të rikthehemi”, thotë artisti Alesandro Vuono.
“Për ne ishte me të vërtetë diçka e bukur të vinim në vendin tuaj sepse me popullin shqiptar kemi marrëdhënie të veçanta. Ne jemi nga Jugu i Italisë, kështu që gjithmonë kemi patur një raport të afërt me Shqipërinë. Ishte diçka emocionuese të ndjeje dhe shikojë publikun, i cili nën zë na shoqëronte duke kënduar gjatë interpretimit tonë”, shprehet Francesco Clemente./tvklan