MENU
klinika

“E kam përcjellë me muzikë"

Ndarja nga jeta e babait, rrëfehet Alketa Vejsiu

13.12.2024 - 15:00

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu e ftuar në një intervistë ka bërë një rrëfim prekës lidhur me humbjen e babait të saj.

Alketa ka rrëfyer marrëdhënien e ngushtë që kishte me të atin teksa ka shtuar se humbja e tij nuk ka qenë e lehtë.

“Ky vit ka qenë i mbushur me lot. Kam qarë për atë baba që nuk jeton më, por sot dua të flas për të me buzëqeshje. Dua të tregoj gjithçka të bukur që më ka mësuar dhe trashëguar, pa lot. Më thoshte gjithmonë: Unë do të iki i lumtur sepse pata një fëmijë që nuk më zhgënjeu kurrë. Ti më bëre krenar” tha moderatorja ndërsa shtoi se babai i saj i ka lënë edhe një amanet.

“Ai më la një amanet: të jem e lumtur dhe ta çoj jetën përpara.”

Ndër të tjera Alketa tregoi se gjithmonë ka qenë vajza e të atit dhe se ai ka qenë fansi i saj më i madh teksa u shpreh se “dashurinë e tij nuk do ma zëvëndësojë askush”.

“Unë kam qenë gjithmonë goca e babit. Ai ishte fansi im më i madh, dhe mesazhet e tij të fundit janë dëshmi e një dashurie që nuk do të ma zëvendësojë askush.”

Moderatorja tregoi gjithashtu se e ka përcjellë të atin me muzikë, një dëshirë që i ndjeri e kishte shprehur para se të vdiste.

“E kam përcjellë me muzikë, siç ma kërkoi. Ai donte që unë të vishesha me të bardha dhe që funerali i tij të ishte një festë, jo një pikëllim. Muzika ishte ajo që e shoqëroi deri në fund, ashtu siç do të kishte dashur gjithmonë,” përfundoi ajo në Mirëmbrëma Yje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Më iku një pjesë e shpirtit’

Dedikimi prekës i Alketës për të atin