Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi 115-vjetorin e çeljes e së parës shkollë kombëtare pedagogjike në Shqipëri.
Shkolla Normale e Elbasanit është e para shkollë kombëtare pedagogjike në Shqipëri e themeluar më 1 dhjetor të vitit 1909, në bazë të vendimeve të Kongresit Kombëtar i mbajtur më 2-8 shtator 1909, në Elbasan. Shkolla Normale e Elbasanit, gjatë vitit akademik 1909-1910 numëronte 160 nxënës të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë. Drejtori i parë i saj u caktua Luigj Gurakuqi. Si mësues kanë punuar personalitete të arsimit kombëtar si Aleksandër Xhuvani, Sotir Peci, Simon Shuteriqi, Kristo Dako, Hafiz Ibrahim Dalliu, Ahmet Gashi, Mahir Domi, Salih Çeka, Eqrem Çabej, Thanas Floqi etj.. Historia e Normales së Elbasanit është e lidhur ngushtë me zhvillimet politike në Shqipëri.
Ajo u mbyll gjatë vitit 1912 dhe u çel pas luftërave Ballkanike, më 1913-1914, në kohën e Qeverisë së Vlorës dhe të Princ Vidit. Ajo u mbyll përsëri gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u hap në vitin 1921. Nga viti 1921 ajo funksionoi rregullisht deri në vitin 1943, kur një numër i madh nxënësish i braktisën bankat e shkollës për të marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Nga radhët e normalistëve të Elbasanit ranë 63 dëshmorë.
HISTORIA
Kongresi i Elbasanit i mbajtur më 2-10 shtator 1909, vendosi hapjen e shkollës së parë të mesme shqipe kombëtare, shkollën Normale, e cila i hapi dyert për herë të parë më 1 dhjetor 1909. Fillimisht Normalja hap në ndërtesën e Servet Bej Zylfit, sikurse kishte vendosur Kongresi i Elbasanit dhe e filloi aktivitetin e saj me një kapacitet prej 50 nxënësish. Pas 3 muajsh, konstatohet një dyfishim i numrit të nxënësve dhe në fund të vitit mësimor, numri i tyre arriti në 150 nxënës.
Një pjesë e këtyre nxënësve edhe pse mund të ishin në vitin e fundit në shkollat e tyre, përsëri i braktisën ato për të kaluar në Shkollën Normale. Gjysma ishin nga Kosova e Çamëria. Ndërkaq, me fillimin e mësimit në shkollën Normale, mësuesit e shkollës do të përballeshin me vështirësi të reja që konsistonin në këto drejtime kryesore: Së pari, viti i parë mësimor filloi duke huazuar dhe përdorur plane mësimore nga vendet më të zhvilluara perëndimore, por duke qenë shumë larg në praktikë për sa i përket bazës materiale që ofronin këto shkolla.
Ndërkaq, mësuesit e shkollës nuk zotëronin asnjë tekst si burim shkencor për shpjegimin e koncepteve të ndryshme, duke e rritur shkallën e vështirësisë në përcjelljen e lëndës tek nxënësit. Një problem i tillë, pasqyrohej në atë kohë në organet e shtypit kombëtar ku në një thirrje që u bëhej intelektualëve shqiptarë e sidomos mësuesve të Normales së Elbasanit, thuhej: “Bekim i madh e lumturi e paanët do të jetë për kombin tonë në qoftë se secili prej të diturit tonë do të punojë për ndonjë të këtillë vivllë, dhe veçan profesorët e shkollës Normale, se prej tyre kombi pret dritën e madhe e jo vetëm për çunat që gjenden në këtë skoli, por edhe për gjithë ata që mësojnë, ose të mëdhenj janë këta, ose të vegjël”. Gjysma ishin nga Kosova e Çamëria. Deri në prag të çlirimit dy herë është tentuar të shpërngulin shkollën Normale nga Elbasani, por falë popullit arsimdashës të Elbasanit vendimi nuk bëhet realitet. Si e para shkollë e mesme kombëtare në gjuhën shqipe u bë vatër e përgatitjes së mësuesve shqiptarë në gjuhën shqipe. Drejtori i parë ka qenë Luigj Gurakuqi. Si mësues kanë punuar personalitete të arsimit kombëtar si Hafiz Ibrahim Dalliu, Aleksandër Xhuvani, Simon Shuteriqi, Salih Çeka, Filip Leci, Kristo Dako, Kostaq Cipo, Ahmet Gashi, Kolë Prela, Mahir Domi, Eqrem Çabej, Luigj Filaj, Thanas Floqi, Vasil Qirjaku e të tjerë.
PROJEKTI
Projekti për ngritjen e Shkollës Normale i takon vitit 1934, që nga përkonte me kremtimin e 25-vjetorit të themelimit të Normales. Por nuk u arrit nga djegia aksindentale e godinës së shkollës së vjetër më 1934 bashkë me dokumentacionin e vyer. Më 1959, me ekspozitën e punëve të pavarura të nxënësve që u hap me rastin e 50-vjetorit të shkollës, rrethi i historisë me mësuesin Shyqyri Demiri krijuan një kënd muzeal me fotografi e kujtime nga jeta në shkollë.
Më 1969 u bë ekspozimi kronologjik i fundit arkivor të grumbulluar posaçërisht për muze. Më 1979, në kuadrin e 70-vjetorit të shkollës me porosi nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, u ngarkua një komision në shkollë për ngritjen Muzeut të Shkollës Normale. Ai qe një fasadë arritjesh të shkollës pas Luftës së II Botërore duke mos i paraqitur vlerat dhe kontributin e gjithanshëm të kësaj shkolle për arsimin kombëtar. Në vitin 1993 u rikonceptua ringritja e Muzeut të Shkollës Normale për të dhënë me vërtetësi vlerat dhe kontributin. Kjo u bë e mundur edhe nga bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe institucionet e tjera studimore kombëtare, si dhe figura e personalitete, kryesisht ish-normalistë. Në fundshekullin e XX ai u vendos në katin e dytë të shkollës në një mjedis prej 80 m² të rikonstruktuar posaçërisht për muze.
Muzeu ka një fond prej mbi 5000 dokumentesh origjinale e fotokopje, të marra nga A.Q.SH dhe të institucioneve të tjera studimore. Janë edhe rreth 500 portrete, përfaqësues të brezave normalistë. Në vitrina tërheqin vëmendjen dhjetëra dosje dokumentesh, albumesh fotografikë, relike të shumëllojshme, botime të së kaluarës dhe të së tashmes, revista, regjistra, protokolle të këshillit pedagogjik, kujtime të ish-normalistëve. Fondi i Muzeut të Shkollës Normale plotësohet me kujdesin e historianit të shkollës Genc Trandafili, që hulumton në dobi të pasurimit të muzeut.