MENU
klinika

“Ne jemi për institucionet, ju jeni për feude”

Niko Peleshi i përgjigjet opozitës: Nuk jemi njësoj! PS do të fitojë përsëri

12.12.2024 - 13:37

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Niko Peleshi, iu përgjigj akuzave të opozitës, lidhur me korrupsionin dhe vjedhjet që demokratët pretendojnë se janë bërë nga mazhoranca.
peleshi.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Peleshi tha se opozita dhe mazhoranca nuk janë njësoj.

Ai tha se mazhoranca mbështet dhe bashkëpunon me institucionet, ndërsa opozita bën të kundërtën, sipas tij.

Niko Peleshi: Ne nuk jemi njësoj, sepse ndahemi në disa qëndrime të rëndësishme, së pari në raport me institucionet. Ne jemi për institucionet, ju jeni për feude. Ne jemi për rrugën e vështirë për fitim afatgjatë…Rritje ekonomike nuk mund të ketë pa institucione, ne jemi me institucionet edhe kur ato jo gjithmonë prodhojnë lajme të mira për ne.

Ju SKAP thoni kur doni të mbroni vetën tuaj, dhe SPAK kur keni interesin tuaj. Jeni me dy standarde. Ju nuk e keni problem të përmendni emra njerëzish dhe t’i shpallni fajtorë hajdut kriminel, por ku e gjeni ju të drejtën të bëni prokurorin, gjykatësin dhe larg qoftë e keni bërë ekzekutorin. Ne i besojmë institucioneve, ju doni t’i shpallni vetë kriminelët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN