MENU
klinika

Ku do të bëhet tërheqja e parave

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

02.12.2024 - 14:40

Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e bonusit të fundviti për pensionistët.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe bën me dije se deri në orën 10:00 të ditës së sotme janë shpërndarë 19,566 bonuse.

Blendi Gonxhe: 19,566 bonuse, nga të cilët 13,712 bonuse 15,000 lekë për pensionet nën 20,000 lekë, invalidët dhe pensionet familjare, 5,854 bonuse 10,000 lekë për pensionet mbi 20,000 lekë.

Ministri bën me dije se bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose Banka të Nivelit të Dytë deri më 30 Qershor 2025!

Nga shpërblimi i fundvitit do të përfitojnë 724 mijë pensionistë, nga të cilët 511 mijë do të marrin 15 mijë lekë shpërblim pasi kanë pension mujor nën 20 mijë lekë dhe pjesa tjetër prej 213 mijë do të marrin 10 mijë lekë bonus pasi kanë pension mbi 20 mijë lekë.

Shpërblimin e fundvitit do ta përfitojnë personat me pension pleqërie, invaliditeti, pension familjar, social, ata me pension të parakohshëm, ish minatorët, ushtarakët, ato që janë përfitues të ndonjë trajtimi të financiar, apo me shpërblimin financiar, si veteranë të LANÇ-it etj.

Fatura e bonusit të fundvitit është përllogaritur 9.8 miliardë lekë, ku 3.6 miliardë lekë ishin të planifikuara në buxhet, 2.4 miliardë lekë janë të mbartura nga indeksimi më i ulët se vjet dhe mbi 3.7 miliardë lekë merren nga buxheti i shtetit dhe buxheti i planifikuar për sigurimet shoqërore, për vitin 2024.

Të gjithë pensionistët do të marrin edhe një bonus tjetër në pranverën e 2025-ës, në varësi të rritjes ekonomike, për këtë arsye vlera e këtij shpërblimi ende nuk është përcaktuar.