MENU
klinika

Sveçla paralajmëron: Nuk do ta lëmë me kaq!

Njësia Speciale K-9 ‘zbarkon’ në Zubin Potok pas sulmit terrorist

01.12.2024 - 20:40

Njësia e specializuar i Policisë së Kosovës K-9, e shoqëruar me qentë e trajnuar policorë, është parë sot nga orët e hershme të mëngjesit në fshatin Varagë afër Zubin Potokut.

Njësiti i specializuar i Policisë së Kosovës K-9, i shoqëruar me qentë e trajnuar policorë, është parë sot nga orët e hershme të mëngjesit në fshatin Varagë afër Zubin Potokut.

Ky njësit është angazhuar në asistimin e gjetjes së mundshme të eksplozivit në këtë zonë, ku dy ditë më parë pati sulm terrorist.

Deri tani nuk dihet nëse është gjetur ndonjë sasi e pashpërthyer e eksplozivit. Ndërkohë, ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ka vizituar sërish zonën ku ndodhi sulmi, bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Nga atje paralajmëroi se kjo çështje nuk do të mbyllet lehtë.

“Nuk jam në ngjarje dhe detaje se çfarë është duke ndodhur. Unë e di që policia po e vazhdon punën e saj. Realisht, ky është sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike. Nëse dikush mendon se ne do ta lëmë me kaq, e ka shumë gabim. Institucionet e sigurisë dhe hetimet do të zbulojnë krejt çka ka ndodhur dhe kush e ka kryer këtë, patjetër se përgjegjësit do t’i vë para drejtësisë, kurse përgjegjësit apo urdhërdhënësit e tyre patjetër që do të marrin barrën politike”, ka thënë Sveçla.

Ky njësit është angazhuar në asistimin e gjetjes së mundshme të eksplozivit në këtë zonë, ku dy ditë më parë pati sulm terrorist, shkruan A2.

Deri tani nuk dihet nëse është gjetur ndonjë sasi e pashpërthyer e eksplozivit. Ndërkohë, ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ka vizituar sërish zonën ku ndodhi sulmi, bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Nga atje paralajmëroi se kjo çështje nuk do të mbyllet lehtë.

“Nuk jam në ngjarje dhe detaje se çfarë është duke ndodhur. Unë e di që policia po e vazhdon punën e saj. Realisht, ky është sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike. Nëse dikush mendon se ne do ta lëmë me kaq, e ka shumë gabim. Institucionet e sigurisë dhe hetimet do të zbulojnë krejt çka ka ndodhur dhe kush e ka kryer këtë, patjetër se përgjegjësit do t’i vë para drejtësisë, kurse përgjegjësit apo urdhërdhënësit e tyre patjetër që do të marrin barrën politike”, ka thënë Sveçla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kurti: Kriminelët do përballen me drejtësinë

Sulmi terrorist, arrestohen disa persona në veri të Kosovës


Hapja e grupit 3 në negociatat me Serbinë

Çfarë pritet të vendosë BE të mërkurën

"Nuk mund të përjashtohet asnjë grup apo shtet"

Shpërthimi në Veri të Kosovës, Hovenier: Herët të dihet fajtori

Beogradi mund ta shfrytëzojë situatën në favorin e tij

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Vuçiç luan sërish blofin

"Akt terrorist dhe sabotimi! Duhet të hetohet"

Sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, reagon BE