Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot lidhur me vendimin e qeverisë për të mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri për një vit duke nisur nga janari 2025.
Kreu i qeverisë thotë se ky vendim u mor pas konsultimeve me prindër dhe mësues.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën Tik Tok në Shqipëri.
“MIRËMËNGJES dhe me vendimin e nxjerrë nga 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën Tik Tok në Shqipëri, ju uroj të diel të qetë”, shkruan kryeministri.