MENU
klinika

Ju nuk jeni Santa Claus!

Nuk është detyrë të bëni gjithçka perfekte gjatë festave

16.12.2024 - 19:00

Sa të bukura, festat e fundvitit janë edhe po aq stresuese pa dashur t’ju ndikojmë këto ditë. Por, pas kësaj sigurisht që qëndron diçka shumë e mirë. Në vend që ta mundoni veten të bëni të tjerët të ndihen mirë, t’i bëni atyre dhuratat e zgjedhura me detaje, apo t’i ofroni pushimet më dinjitoze.

Në vend që t’i bëni të gjitha këto, duhet t’i jepni përparësi ndjesive tuaja. Shfrytëzoni pushimet e festave të bëni të gjitha gjërat që ju japin ndjesi të mirë. Edhe nëse nuk bëni dhurata, takohuni sa më shumë me njerëzit që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Madje a e dini se cilat janë tri pikat ku mendja juaj duhet të fokusohet këtë periudhë?

Shëndeti juaj mendor është më i rëndësishëm se festa perfeke.

Dhurata më e mirë që mund t’u bëni të tjerëve është përparësia e kujdesit ndaj vetes.

Synoni për një “mjaftë mirë”, në vend të perfeksionit.

Krahas këtyre po japim edhe 7 këshilla për perfeksionistët e detajit edhe më të vogël:

Nuk duhet ta detyroni veten të ndiheni festiv, ndihu ashtu siç do të doje.

Rishikojeni listën tuaj të detyrave gjatë këtyre festave dhe eliminoni secilën prej tyre që e shihni si mundim dhe nuk ju bën të ndiheni komfort.

Mbaj mend: Duhet gjithmonë të kujdesesh për veten

Provoni frymëmarrjen kuti: Merrni frymë për 4 sekonda, mbajeni për 4 sekonda, nxirreni sërish për 4 sekonda dhe qëndroni për 4 të tjera derisa cikli të fillojë të përsëritet.