MENU
klinika

Ndikon në sëmundjet e zemrës

Përbërësi i parfumit që sjell efekte anësore

13.12.2024 - 22:20

Përveç armoës së mirë që një parfum ofron, parfumi mund t’ju sjelli edhe efekte anëore në shëndet.

Mjekët thonë se ky përbërës është phthalates (ftalati). Ftalatet janë përbërës të zakonshëm në kozmetikë dhe mund të gjenden jo vetëm në parfume, por edhe në llakun e thonjve, spërkatësit për flokë, shamponë, pastrues të trupit, deodorantë dhe pastrues duarsh.

Lloje të ndryshme ftalatesh kanë përdorime të ndryshme. Për shembull, dibutil ftalati (DBP) përdoret për të bërë produktet e plastikës më fleksibile dhe shpesh përdoret në llakun e thonjve për të parandaluar plasaritjen. Dimetil ftalati (DMP) gjithashtu shton fleksibilitet dhe përdoret në disa spërkatës për flokë. Sidoqoftë, FDA ka deklaruar se DBP dhe as DMP nuk janë përdorur shumë kohët e fundit. Diethyl phthalate (DEP), që përdoret për të kombinuar aroma të ndryshme në parfume, përdoret ende dhe ekspertët sugjerojnë që shmangia e tij është veprimi më i mirë për shëndetin e njeriut.

Pse duhet të shqetësohen njerëzit?

Studimet e shumta kanë lidhur ftalatet me probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, peshën e tepërt, rezistencën ndaj insulinës dhe diabetin.

Një studim i vitit 2020 lidhte ftalatet në trup me probleme të sjelljes të lidhura me ADHD-në (çrregullimi i hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes) tek adoleshentët, dhe “Cleveland Clinic” ka raportuar gjithashtu se ato mund të shkaktojnë alergji dhe astmë.

Ekspertët gjithashtu besojnë se ftalatet janë pengues të hormoneve, që do të thotë se mund të ndikojnë në funksionet hormonale dhe te qelizat e sistemit riprodhues.

Studimet e ndryshme kanë lidhur nivele të larta ftalatesh me rritje të rrezikut për fertilitet të ulët, cilësi të dobët të spermës, cilësi të dobët të vezëve dhe humbje shtatzënie.

Paneli i Ekspertëve për Rishikimin e Përbërësve të Kozmetikës pati publikuar një raport në vitin 2002 ku shkruhej se ftalatet ishin të sigurta në produktet kozmetike, duke pretenduar se niveli i ekspozimit ndaj tyre nuk ishte i mjaftueshëm për të shkaktuar dëm.

Vitin e kaluar, Qendra për Kontrollimin e Semdunjeve (CDC) kishte publikuar një raport, përmes të cilit konkludohej se nuk kishte asnjë lidhje midis ftalateve në produktet kozmetike dhe rreziqeve për shëndetin.