MENU
klinika

Putin: I gatshëm për të biseduar me Trump

Presidenti rus propozon “duel raketash” me SHBA, në Kiev!

19.12.2024 - 15:58

Vladimir Putin ka propozuar “një duel të teknologjisë së lartë” midis raketës së re balistike hipersonike të Rusisë dhe sistemeve të mbrojtjes raketore amerikane.

Në një konferencë vjetore për shtyp në Moskë, ai sugjeron të dyja palët të zgjedhin një objektiv të caktuar për t’u mbrojtur nga raketat amerikane.

Rusia lançoi për herë të parë raketën Oreshnik në qytetin ukrainas Dnipro më 21 nëntor, në atë që Putin e cilësoi si përgjigje ndaj përdorimit të parë të raketave amerikane dhe britanike nga Ukraina për të goditur territorin rus me lejen perëndimore.

“Nuk ka asnjë shans për të rrëzuar këto raketa”, tha Putin.

“Le të bëjnë një lloj eksperimenti teknologjik, një duel të teknologjisë së lartë të shekullit të 21-të. Të përcaktojnë ndonjë objektiv për shkatërrim, për shembull në Kiev. Të përqendrojnë të gjitha forcat e tyre të mbrojtjes ajrore dhe të mbrojtjes raketore atje, dhe ne do të godasim me Oreshnikun dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne jemi gati për një eksperiment të tillë, por a është gati pala tjetër?”, shtoi ai.

Gjthashtu, gjatë konferencës, Putin tha se është gati të bisedojë me presidentin e sapozgjedhur Donald Trump.

Trump pritet të ndjekë një politikë krejtësisht të ndryshme nga Joe Biden, duke thënë se Putin dhe Volodymyr Zelensky duhet të bëjnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Zelensky ka qenë prej kohësh kundër çdo marrëveshjeje paqeje me Putinin që e lë Moskën nën kontrollin e territorit ukrainas, përfshirë gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e pushtoi në 2014.

Por, duke folur ekskluzivisht për Sky Neës muajin e kaluar, presidenti ukrainas sugjeroi se një marrëveshje armëpushimi mund të arrihet nëse territori që ai kontrollon do të merrej “nën ombrellën e NATO-s”, duke e lejuar atë të negociojë kthimin e pjesës tjetër më vonë “në një mënyrë diplomatike”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këshilltari i Trump zbulon planin djallëzor për Krimenë

“Zien” Ukraina/ Cilin territor kërkon Putini

Eksperti dhe profesori amerikan: Në rajon ka aktorë të dëmshëm që…

“Dorëzimi ndaj Putin do të kishte pasoja të mëdha për Ballkanin”


Sfidat me të cilat duhet të përballet

Analiza e The Telegraph: Vakumi i lidershipit në BE

Zotimi i presidentit të zgjedhur mund të ndajë familje

Kush janë imigrantët që mund të preken nga plani i Donald Trump

Cilët janë 9 gjeneralët e vrarë që nga fillimi i luftës

Vrasja e Kirillov hap edhe një herë “Kutinë e Pandorës”

Analistët “varrosën” planin e Putinit

Rusët “në delir”, do të shpallin fitoren në 2025