MENU
klinika

SHBA e shpalli “non grata”

Prokuroria e Shkupit kërkon arrest në burg për Artan Grubin

17.12.2024 - 13:20

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar që ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi i shpallur non grata nga SHBA, të dërgohet në paraburgim “sapo të arrestohet” si i dyshuar për përvetësim gjatë detyrës zyrtare.

Në një njoftim Prokuroria u shpreh se masa e paraburgimit duhet të zbatohet “menjëherë pas lokalizimit dhe arrestimit” të Grubit, i cili besohet se ndodhet jashtë vendit.

Mëngjesin e 16 dhjetorit, Policia e Maqedonisë së Veriut tha se e bastisi shtëpitë e Grubit dhe ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami.

Në kuadër të hetimeve, dhe bastisjeve në lokacione të ndryshme, përfshirë shtëpitë e Grubit dhe Bajramit, janë siguruar prova që ngjallin dyshime se dy të akuzuarit, si persona përgjegjës në Shoqatën Aksionare, Lotaria Shtetërore, gjatë vitit 2023, kanë shkaktuar “dëme në buxhetin e Shoqatës në vlerë mbi 8 milionë euro, duke përvetësuar pasuri në mënyrë të kundërligjshme”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti dhe profesori amerikan: Në rajon ka aktorë të dëmshëm që…

“Dorëzimi ndaj Putin do të kishte pasoja të mëdha për Ballkanin”