MENU
klinika

"Dosjen do ta çojmë në Hagë"

Sali Berisha: Arrestimi i Ilir Metës, torturë çnjerëzore

04.12.2024 - 16:40

Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka konsideruar një torturë çnjerëzore publike mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit të vendit, Ilir Meta.

Berisha u shpreh se do të përgatitet dosja për ta çuar në Hagë, teksa thekson se ” ishte një torturë publike, ishte një keqtrajtim çnjerëzor publik”.

Kryedemokrati tha se dosja do të paraqitet në të gjitha instancat si një rast i ushtrimit për hakmarrje të torturës publike, duke shtuar se është një rast i pandodhur ndonjëherë.

Sali Berisha: Nuk ka dyshim që është krejtësisht proces politik. Por tani është bërë botërisht e njohur që ky institucion dhe drejtësia është një armë politike në duart e diktaturës.

E tillë është rasti yt, i tillë dhe shumë i rëndë është rasti ndaj Ervin Salianjit, rast të cilin ne do ta paraqesim në të gjitha instancat ndërkombëtare sepse ai është aty vetëm se guxoi të denoncojë mafien, të kryejë detyrën e tij, misionin e tij si deputet.

I tillë është rasti i kryetarit të Partisë së Lirisë. Ne duhet të përgatisim dosjen për në Hagë sepse është torturë çnjerëzore publike.

Ne do punojmë me Partinë e Lirisë të dërgojmë dosjen në Komisionin Antitorturë në Këshillin e Europës dhe të ndjekim të gjitha instancat në OKB dhe kudo.

Sepse ekzistojnë komisione antitorturë dhe ajo ishte një torturë publike, ishte një keqtrajtim çnjerëzor publik.

Prandaj me juristët më të mirë, ai rast do të paraqitet në të gjitha instancat si një rast i ushtrimit për hakmarrje të torturës publike. Rast i pandodhur ndonjëherë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga…"

Arrestimi i Ilir Metës, reagon Policia

“Nuk komentojmë çështje në hetim”

Arrestimi i Ilir Metës, reagon delegacioni i BE në Shqipëri


Lala: Janë edhe 2 aplikacione të reja që po përdoren nga bota e krimit

Çfarë pritet të dalë nga zbërthimi i mesazheve në ‘Matrix’?

Shpërblime dhe ndihma financiare në rast fatkeqësie familjare

Qeveria merr vendimin: Çfarë përfitojnë punonjësit e Gardës

Njihuni me historinë e veçantë të jetës së saj

Ndërron jetë Mbretëresha e Suedisë