MENU
klinika

Rama ndan pamjet e atmosferës festive

Saranda ndez dritat e festave!

08.12.2024 - 21:05

Saranda është bërë një ndër destinacionet gjithnjë e më të preferuara nga vizitorë vendas e të huaj.

Përveç sezonit të verës që shënoi kulmin ky qytet po pëlqehet edhe si destinacion dimëror për të kaluar festat e fundvitit.

Në një ceremoni emocionuese të mbajtur në sheshin kryesor të qytetit, Saranda ndezi dritat festive që do të ndriçojnë çdo cep gjatë ditëve të ardhshme.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga momenti i ndezjes së dritave ku dhjetëra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën për të ndarë së bashku momentin magjik të fillimit të festimeve.

“Dhjetori i festave në Sarandë”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në postimin e tij në Facebook.

Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Oltion Çaçi, i shoqëruar edhe nga drejtuesi politik i qarkut Vlorë i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi iu bashkuan skenës magjike, ku fëmijët dhe muzika sollën atmosferën festive plot gëzim dhe dashuri.

Çaçi bashkë me fëmijët bënë numërimin mbrapsht nga dhjeta te numri një duke shënjuar momentin kulmor të ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në qytetin bregdetar.

Fëmijë dhe qytetarë u mbldhën në sheshin qendror të qytetit të Sarandës, duke festuar ndezjen e dritave shumëngjyrëshe si dhe duke shijuar shfaqjen me këngë e kërcime. Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës dhe këtë vit ka risi që mbeten për t’u zbuluar si nga banorët, ashtu edhe turistët e shumtë që vizitojnë këtë qytet bregdetar në çdo periudhë të vitit.

Probleme me energjinë elektrike

OSHEE lë në terr 400 familje në Gjirokastër

Bashkia, njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Vlora në pritje të reshjeve të dendura

Sa do paguajnë qytetarët

Rritet çmimi i ujit për 12 bashki

“Travel off Path”: Shqipëria, parajsa mesdhetare

Vlora, qyteti bregdetar i mbushur me brigje mahnitëse

Një prej lumenjve të egër dhe të fundit të Evropës

BBC: Udhëtimi 200 km me kajak përgjatë Vjosës