Kryeministri Edi Rama është shprehur se deri më tani 51.357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit.
Rama shprehet se i gjithë fondi prej 100 milionë eurosh do t’u shpërndahet në ditët në vijim 724.933 pensionistëve, duke theksuar se pjesa më e madhe e tyre do marrin trefishin e një viti më parë.
Gjithashtu shtoi se si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër.
Postimi i plotë:
51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit
Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë
Dhe si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër
#KrenarPërShqipërinë
#VetëmPërpara
#SHQIPËRIA2030