MENU
klinika

“Po zhvillojmë një hetim!”

Shpërthimi në veri të Kosovës, Vuçiç hedh poshtë akuzat

01.12.2024 - 13:40

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se autoritetet serbe po zhvillojnë një hetim për një shpërthim ndaj një kanali të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke i hedhur poshtë përsëri akuzat e autoriteteve kosovare se Beogradi ka gisht në sulmin ndaj infrastrukturës jetike kosovare.

Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rritur frikën se shumë pjesë të vendit do të mbeteshin pa ujë dhe rrymë.

“Përveç që nuk kemi asnjë lidhje me këtë, ne kemi qenë aq të drejtë dhe, si një shtet serioz, nuk jemi marrë me akuza dhe nuk kemi thënë se ai sulm është urdhëruar drejtpërdrejt nga Kurti”, tha Vuçiç duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili e akuzoi Serbinë për “dirigjimin” e këtij sulmi “terrorist dhe kriminal”.

Ai tha se hetimet do ta zbardhin të vërtetën, sepse “edhe ne po zhvillojmë hetimin tonë”.

“Kemi disa dyshime të caktuara, por hetimi do të tregojë se kush e ka urdhëruar. Mendoj se kemi disa njohuri për atë se kush mund të jetë kryerësi”, tha Vuçiç.

Sipas tij, ka pasur tentativë për sulm hibrid ndaj vendit të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Hapja e grupit 3 në negociatat me Serbinë

Çfarë pritet të vendosë BE të mërkurën

"Nuk mund të përjashtohet asnjë grup apo shtet"

Shpërthimi në Veri të Kosovës, Hovenier: Herët të dihet fajtori

Beogradi mund ta shfrytëzojë situatën në favorin e tij

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Vuçiç luan sërish blofin

"Akt terrorist dhe sabotimi! Duhet të hetohet"

Sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, reagon BE