MENU
klinika

E bujshme nga Italia

Si i refuzoi Interi 25 milionë euro për Kristjan Asllanin

20.12.2024 - 12:36

Në një anë është bindja që ai mund të bëhet një kampion i madh, në anën tjetër shpresa që do të vijë më në fund një shkëndijë përfundimtare për ta veshur me petkun e kampionit. Diçka që duhet të ndodhë me vazhdimësi me fanellën e Interit.

Kristjan Asllani është i thirrur në apel dhe mbrëmjen e djeshme ia doli mësë miri që të shfrytëzonte mundësinë. Sipas disa mediave pranë klubit të Interit, drejtuesit e zikaltërve vazhdojnë të kenë besim maksimal tek ish-lojtari i Empolit dhe kanë refuzuar oferta të njëpasnjëshme që kanë ardhur në drejtim të tij, si nga Italia, ashtu edhe nga jashtë.

Madje disa prej tyre erdhën që kur zbarkoi në Milano. Klubi zikaltër ka thënë: “Jo, faleminderit”! Madje, ka qenë një ofertë 25 milionë euro për kartonin e djaloshit shqiptar i rritur në Buti. Simone Inzagi e vlerëson shumë. Përpara tij në hierarki, sigurisht që është Hakan Çalhanoglu, me të cilin po mëson dhe po përmirësohet nga dita në ditë.

Por sigurisht që po i merr sa më shumë minuta në të gjitha kompeticionet. Këta muaj janë të rëndësishëm për Kristjanin, i cili ka objektivin për t’u bërë akoma më i rëndësishëm në projektin zikaltër.

Në të kundërt, në verën e ardhshme mund të vijnë oferta dhe ndoshta mund të pranohen, si nga ai, ashtu edhe nga klubi. Për momentin nuk ka asnjë qëllim të tillë. Asllani dhe Interi duan të vazhdojnë së bashku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Koha kur braziliani fitonte Ligën e Kampioneve

Silvinjo kujton me nostalgji Barcelonën

Statistikat e frikshme e shpallin mbrojtësin më të mirë të bergamaskëve

Gjimshiti bën 200 ndeshje në Serinë A me Atalantën

“Kthehem me buzëqeshje në fushë”

Broja rrëfehet pas dy ndeshjeve të para me Evertonin

Nga oferta 12 milionë euro për ta blerë te Seria A

Mirlind Daku zbulon detaje interesante