MENU
klinika

Rriten partitë e reja

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr mandatin e 4! Rrudhet PD

13.12.2024 - 11:20

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, 12 dhjetor, sërish Partia Socialiste do të fitonte mandatin e katërt.

Sipas të dhënave në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 48.1% e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit do të votëbesonin kryeministrin Rama. Një rënie me vetëm 1.4% krahasuar me sondazhin e muajit nëntor, kur 49.5% do të votonin PS.

Forcë e dytë renditet sërish PD e Sali Berishës, i cili tashmë me vendim të GJKKO është liruar nga arresti shtëpiak. 31.0% do të votonin për PD, një rënie me 1.4% krahasuar me rezultatet e nëntorit, kur 32.4% do votonin për Berishën. Në tetor pati një rritje me 2.2% të zgjedhësve që do të votonin për PD, por këtë muaj mbështetja për kryetarin demokrat ka rënë, siç shihet edhe në grafikun e ilustruar krahas tabelës.

19% do të votëbesonin partitë e reja, një rritje me 5% krahasuar me muajin nëntor. Ndërkohë, 1.9% do të votonin për parti të tjera të vjetra, rënie me 2.2% me një muaj më parë.

Ndalur vetëm tek zgjedhësit në diasporë, 50.1% do zgjidhnin PS për një mandat të katërt, 30.4% PD, 19.2% parti të reja, 0.3% parti të tjera të vjetra. Ndërkohë, edhe te anketuarit në Shqipëri mandatin e katërt do ia besonin sërish Ramës, me 47.1% të votave, 31.3% PD, 18.9% parti të reja dhe 2.7% parti të tjera të vjetra.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!