Dy persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri jashtë një dyqani në Glyfada të Greqisë. Sipas informacioneve të para, nga të shtënat ka mbetur edhe një person i plagosur, i cili është dërguar në spital.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një dyqani, pranë sheshit Karaiskaki, ku nga informacionet e para raportohet se autorët ishin dy burra të veshur me të zeza.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po heton për krimin e dyfishtë. Sipas informacioneve, viktimat janë turq me origjinë kurde, ndërsa është përjashtuar mundësia e grabitjes dhe është ngritur pista e hetimit për larje hesapesh.
Pas vrasjeve, janë arrestuar 2 kurdë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur të paktën 20 plumba.
Në foto shihet trupi i një prej viktimave shtrirë në tokë para derë së dyqanit.