Xhubleta, papirusi 4000 vjeçar i Alpeve të Shqipërisë është një histori jete e shkruar në veshje, e trashëguar në breza, e jetuar, e rezistuar, e pa tjetërsuar dhe që duhet treguar, trashëguar e vlerësuar.
Ti Xhubleta e Re, është një projekt i lindur e frymëzuar nga artifakti më i rëndësishëm i Shqipërisë 4000 vjet para Krishtit e i risjellë në ditët e sotme. Ky projekt lindi si një nevojë për të trashëguar artin, mjeshtërinë, informacionin kulturor dhe narrativën historike të shumë brezave në një Xhubletë bashkëkohore, në një pallto me dizenjo të stilit të lartë e frymëzuar nga arti minimalist pagan i Xhubletës: nga simbolet, forma, mjeshtëria e punimit, materiali autokton, ngjyrat, format dhe me aq shumë histori brenda saj.
Grupi i stilistëve më të mirë shqiptarë që krijojnë suksesshëm në shtëpitë më të mira të modës nëpër botë, përmes teknologjisë së fundit do bëjnë të mundur që xhubletën prej 15 kg, ta sjellin në një ‘Ti xhubleta e Re’ 3 kg të përdorshme në ditët tona. Ajo është e personalizuar me dizajne minimaliste, prodhim ‘handmade’ dhe trajtuar me teknologjinë e re knittinig -heat robot me material të produktit autokton. Po ashtu është e qëndisur me simbole që datojnë rreth 400 vjet para Krishtit duke u përshtatur për çdo klient, një bashkë krijim me Historinë, Stilistin, Mjeshtërinë artizanale dhe Klientin!
Ti Xhubleta e Re është një brand ‘Made in Albania’ që premton një emër dhe sukses jo vetëm në tregun vendas, por edhe në atë ndërkombetar.
Ideatorja e këtij projekti madhështor është ikona e stilit, Klodi Mengri, e cila do na njoh në vijim me detajet e realizimit të një pune kolosale dhe mjaft perfeksioniste.