Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në një familje në Shtërpcë të Kosovës, ku një grua u gjet e vdekur dhe dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri.
Mediat në Kosova raportojnë se gruaja ishte edhe 4 muajshe shtatzënë.
E ndjera është një 34-vjeçarja, Dragana Stankoviç, e cila për motive akoma të panjohura, qëlloi veten me armë brenda shtëpisë, pas mesnatës.
Pas ekzaminimeve nga ana e mjekëve janë vërejtur hematome në trupin e të ndjerës.
Bashkëshorti i saj e ka njoftuar Policinë dhe ekipin mjekësor se bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.
Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se pranë trupit të viktimës është gjetur një pistoletë.