Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, mbajti një fjalim pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, që u zhvillua sot në Bruksel.
Ajo tha se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë treguar një progres të jashtëzakonshëm gjatë vitit të kaluar.
Von der Leyen tha se vendet e ardhshme anëtare të BE-së duhet të jenë të qarta për rëndësinë dhe përgjegjësinë që duhet të ketë progresi dhe integrimi.
Komisioni do i rishikojë mirë të gjitha proceset, pasi është proces rigoroz, i bazuar në meritë, tha ajo, ndërsa u shpreh se BE është e gatshme të mbështesë partnerët që duan të ecin edhe më shpejtë.
Ursula tha se BE ka në dispozicion 300 milionë euro për të mbështetur reformat dhe se hapi i parë do të jetë integrimi i vendeve të BP në tregun e përbashkët europian.
Ursula Von der Leyen: Ka patur një progres të jashtëzakonshëm gjatë vitit të kaluar sidomos për Malin e Zi por edhe më Shqipërinë që sapo kemi hapur kapitullin e fqinjësisë së morë dhe ka një p-progres të jashtëzakonshëm. Zgjerimi funksionon dhe për pak ditë do përjetojmë 30 vjetorin e zgjerimit të vitet 1994 një nga zgjerimet më të mëdha.
Por vendet e ardhshme anëtare të BE-së duhet të jenë të qarta për rëndësinë dhe përgjegjësinë që duhet të ketë progresi dhe integrimi. Komisioni do i rishikojë mirë të gjitha proceset, është proces rigoroz, i bazuar në meritë. Jemi të gatshëm të mbështesim partnerët tanë që duan të ecin edhe më shpejtë.
Duhen reforma dhe investime. Kemi reforma shumë ambicioze për të zbatuar nga partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Këto reforma do të mbështeten me fonde. Kemi 300 milionë euro për të mbështetur reformat. Hapi i parë do të jetë integrimi i vendeve të BP në tregun e përbashkët europian. Do ta bëjmë akoma më të lehtë dhe më funksionale, kalimin e kufijve.
Do të japim më shumë akses me kosto më të ulëta të kapitalit financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do të bashkohen në këto iniciativa vitin që vjen dhe vendet e tjera më pas. Ajo që u vendos në procesin e Berlinit është e rëndësishme që lidhen me ECOMERC dhe duhet të thyejnë dhe barrierat mes kapitalit njerëzor.