MENU
klinika

Personazh i lakuar në dosjen e Jurgis Çybrjes

Vrasja e Alfred Dedjas, autori i dyshuar kunat i Altin Hajrit

01.12.2024 - 20:20

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarje tragjike në Ndroq pasditen e sotme (1 dhjetor), ku 50-vjeçari Alfred Dedja humbi jetën në një atentat teksa ishte klient në një lokal të zonës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se autori i dyshuar i vrasjes, Julian Gjoshi, është një emër i njohur për policinë. Ai ka pasur probleme të mëparshme me ligjin, pasi është arrestuar më 18 janar 2021 për armëmbajtje pa leje dhe për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Gjoshi, gjatë arrestimit tre vite më parë, ishte shoqëruar nga një person tjetër në automjet.

Po ashtu, mësohet se Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, ky i fundit i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës, ngjarja e bujshme e ndodhur në një kompleks në Shijak. Altin Hajri, përmendet dhe në dosjen ndaj ish-deputetit të PS-së, Jugris Çyrbja, ku dyshohet se ka ndihmuar Çyrbjan të futej në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Në një nga bisedat e SkyECC, Altin Hajri mësohet se i ka kërkuar ish-deputeti Jurgis Çyrbja ndihmë për të lirimin apo ndryshimin e masës së sigurisë ndaj kunatit të tij, Julian Gjoshi ose mikut të këtij të fundit pas arrestimit për armëmbajtje pa leje në Tiranë, kundrejt ofrimit të shumave të parave.

Hajri i ka kërkuar ish-deputetit të ndryshohet personi që mbante armën pa leje, si dhe dëmtimin e gjilpërës së armës së zjarrit, përpara kryerjes së ekspertimit nga policia shkencore.

Kush është Altin Hajri

Altin Hajri, pronari i kompleksit “Golden” në Shijak, akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020. Trupi i Jan Prengës është filmuar për herë të fundit në garazhin e komplelsit “Golden”, ku është kapur nga kamerat e sigurisë teksa është nxjerrë nga automjeti Range Rover dhe më pas është transportuar në një furgon.

Altin Hajri, një nga anëtarët e grupit kriminal që vepronte në zonën e Shijakut po gjykohet ne mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Gjithashtu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Por autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve. Në Shqipëri, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro.

Në tetor 2015 në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe shqiptare të koduar “Enigma”, u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë.

Të dyshuar si pjesë e këtij trafiku, në atë kohë u arrestuan në qytetin e Durrësit edhe djali i xhaxhait të Altin Hajrit, dhe një kushëri tjetër i tij, Hajri Balla dhe Fortuz Hajri, 53 dhe 24 vjeç, të dy banues në Shijak. Arrestimi i tyre u bë në bazë të një urdhri ndalimi të gjykatës së Venecias së datës 15 gusht të vitit 2015.

Ata akuzoheshin në atë kohë për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa i kishin shpëtuar operacionit të policisë në vitin 2015, bashkë me Altin Hajrin.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës

Jan Prenga u rrëmbye më 17 Janar 2020 në zonën e Kamzës dhe prej gati 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende.

Policia provoi me anë të pamjeve filmike praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili.

Ai u ekzekutua me urdhër nga “kokat” e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN