MENU
klinika

(EMRI)

Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, dorëzohet në polici autori i dyshuar

02.12.2024 - 19:46

Kur kanë kaluar 24 orë nga ngjaje e rëndë në Ndroq, ku u vra me armë zjarri Alfred Dedja, policia thotë se është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar, Julian Gjoshi.

Menjëherë pas dorëzimit, policia thotë se ka bërë ndalimin e 26-vjeçarit, ndërkohë vazhdon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

“Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici”, thuhet ne njoftimin e policise.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 01.12.2024, ku rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.

Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak.

Për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për sigurimin dhe sekuestrimin e provave dhe kapjen e ndalimin e autorit, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Tiranë, kanë punuar me profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe strukturat e tjetra të Policisë së Shtetit.

Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

NGJARJA

50-vjeçari Alfred Dedja u ekzekutua me armë zjarri brenda në një lokal në Ndroq të Tiranës pasditen e se dieles, 1 dhjetor. Ndërkohë, autori Julian Gjoshi, njihet më së shumti si kunati i Altin Hajrit (vëllai i gruas së Hajrit), pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar, i akuzuar dhe i hetuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janarin e 4 vjetëve më parë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 15:30, brenda ambienteve të lokalit “Kështjella”, ku mësohet se viktima ishte edhe banor i zonës dhe në lokal ndodhej si klient. 50- vjeçari njihej edhe me pseudonimin “Daku” dhe viteve të fundit jetonte mes Italisë e Shqipërisë.

Makina si dhe i gjithë momenti i krimit të rëndë është fiksuar jo vetëm nga kamerat, por edhe nga dëshmitarët e shumtë okular, të cilët nuk kanë mundur as t`i japin ndihmën e parë Dedjas, pasi u tha se kishte ndërruar jetë në vend. Dedja dhe autori 26 vjeç sipas të dhënave kanë pasur njohje të mëhershme me njëri-tjetrin, ku Dedja bëhet me dije se ka punuar para disa vitesh edhe në kompleksin e Altin Hajrit, kompleks në të cilin u mbajt trupi i pajetë i Jan Prengës, deri në momentin që u nxor nga aty dhe u zhduk.

HETIMET DHE DYSHIMET

Referuar të dhënave paraprake bëhet me dije se pista e parë në të cilën janë fokusuar hetimet është përplasjet për prishje pazaresh. Nuk bëhet me dije se për çfarë pazaresh bëhet fjalë por policia ka nisur verifikimin e aktivitetit të të dy personave, si të viktimës, ashtu edhe të autorit.

Ku i fundit, më herët ka qenë i prangosur për armëmbajtje pa leje, por është liruar në rrethana të dyshimta. Në hapjen e komunikimeve Sky ECC për llogari të dosjes së deputetit të Partisë Socialiste të vënë në pranga pak ditë më parë, u mësua se miqësia mes Altin Hajrit, një prej emrave më të njohur dhe të akuzuar në botën e krimit sot, dhe deputetet Jurgis Çyrbja u vu në provë edhe me ndërhyrjet për të liruar nga qelia kunatin e Altin Hajrit, i cili ishte nën hetim dhe nën arrest. Dhe, në fakt, Gjoshi ka rezultuar i lirë, ndërsa Dedja ka precdentë të shumtë, por edhe ai ka qenë i lirë.

Policia përveç pamjeve filmike ka në duar skedat personale të autorit dhe viktimës, njohjet e tyre, dëshmitë nga vendi i ngjarjes dhe disa fakte dhe prova të tjera. Mësohet se viktimës, Alfred Dedja iu ka gjetur një pistoletë me vete, çka ngre dyshime që ai ka qenë duke u ruajtur prej dikujt. I është sekuestruar telefoni për të parë, nëse në atë lokal, Dedja ka dalë nga ndonjë thirrje e kryer nga vetë autori i krimit të rëndë. Vijojnë hetimet por edhe kërkimet për të sjellë në pranga autorin e vrasjes.

Skeda e autorit

Julian Gjoshi nuk është emër i panjohur për policinë. Ai rezulton i arrestuar më 19 janar 2021 për armëmbajtje pa leje. Në atë kohë 23 vjeç, Julian Gjoshi u prangos nga forcat “Shqiponja”, në Tiranë, teksa lëvizte me makinë. Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/ l. “Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin Julian Gjoshi dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës për atë ngjarje. Por Gjoshi është liruar pak kohë më pas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Personazh i lakuar në dosjen e Jurgis Çybrjes

Vrasja e Alfred Dedjas, autori i dyshuar kunat i Altin Hajrit


Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet