MENU
klinika

Cilët janë 9 gjeneralët e vrarë që nga fillimi i luftës

Vrasja e Kirillov hap edhe një herë “Kutinë e Pandorës”

18.12.2024 - 21:40

Në Moskë, sezoni i sulmeve kundër institucionit duket se është rikthyer . Gjenerali Igor Kirillov , komandanti i forcave radiologjike, kimike dhe biologjike të Ushtrisë Ruse, dhe ndihmësi i tij u vranë në një shpërthim bombë në kryeqytetin rus. Kirillov “është ai që denoncoi gjatë konferencave të tij laboratorët amerikanë të armëve biologjike në Ukrainë”, shkruan gazeta ruse Kommersant në faqen e saj të internetit, duke akuzuar shërbimet sekrete ukrainase se qëndrojnë pas atentatit. Gjenerali “nuk ishte figura më e rëndësishme në operacionin special rus” në Ukrainë, por vrasja e tij është “një krim i paprecedentë i kryer në Moskë”.

Detajet e sulmit

Çuditërisht, Kievi nuk hezitoi të merrte përsipër operacionin. Gjenerali u vra në një operacion special nga shërbimi ukrainas i sigurisë, SBU. “Kirillov ishte një kriminel lufte dhe një objektiv plotësisht i ligjshëm, pasi ai dha urdhër për përdorimin e armëve kimike të ndaluara kundër ushtrisë ukrainase,” tha burimi, ” një fund i tillë i palavdishëm i pret të gjithë ata që vrasin ukrainasit. Ndëshkimi për krime lufte është i pashmangshëm. ” Komiteti hetues rus njoftoi incidentin këtë mëngjes: shpërthimi me sa duket u shkaktua nga një bombë e vendosur në një skuter elektrik të parkuar pranë hyrjes së një ndërtese banimi në Avenue Riazanski. Bomba ishte e barabartë me 300 gram TNT , sipas një burimi hetimor në Tass. Kievi e vendosi gjeneralin Kirilov në listën e “kriminelëve të luftës”, por edhe sepse është një nga figurat ushtarake të rangut të lartë, i afërt me Vladimir Putin dhe një nga skifterët kryesorë luftënxitës ushtarako-politikë pro regjimit.

Kush ishte Kirilov?

Kujtojmë se gjenerali Kirilov u bë i famshëm kur, në mes të pandemisë Covid-19, ai akuzoi se “laboratorët perëndimor janë fajtorë për përhapjen e sëmundjeve infektive, përfshirë koronën”. Siç shkruan portali i pavarur rus Meduza, menjëherë pas agresionit rus kundër Ukrainës në shkurt 2022. Kirilov jepte rregullisht informime për kryesinë ushtarake dhe politike të Rusisë, ku akuzonte se laboratorët biologjikë në Ukrainë janë “nën mbikëqyrjen e SHBA-së” dhe se së bashku “prodhojnë” armë kimike në laboratorët e mbetur nga koha e BRSS. Kirilov tha gjithashtu se atje po studiohen viruset që mund të transmetohen nga mushkonjat, si dengoja, Zika dhe ethet e verdha.Dmitry Medvedev, zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë , tha të martën se udhëheqja ukrainase do të përballet me hakmarrje të afërt për vrasjen e një gjenerali të lartë rus, njoftoi agjencia e lajmeve RIA .

9 gjeneralë të vrarë

Kjo vrasje e fundit ka hapur pyetjen e gjeneralëve rusë që janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë (nëse e numërojmë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022). Sipas burimeve të ndryshme, të paktën tetë prej tyre janë vrarë deri më tani dhe Kirilov do të ishte i nënti. Gjeneralmajor Andrei Shuhovetsky u vra në fushën e betejës në Ukrainë më 21 mars 2022, gjoja nga një goditje snajperi. Gjeneralmajor Vladimir Frolov vdiq në pranverën e vitit 2022 dhe rrethanat, vendndodhja dhe data e saktë e vdekjes së tij nuk dihen. Gjenerali në pension Kanamat Botašev u vra më 22 maj në rajonin e Luhansk kur Sukhoi Su-25 i tij u qëllua nga një raketë Stinger. Më pas, më 5 qershor, gjeneralmajor Roman Kutuzov u vra , gjithashtu në rajonin e Luhanskut. Pas tij Sergej Goryaçev, u vra gjatë kundërofensive të pasuksesshme të Ukrainës.Në korrik të të njëjtit vit, u vra edhe gjenerallejtënant Oleg Zokov , i cili u dënua me një sulm me raketa në një hotel në Berdjansk të pushtuar.Në fund të nëntorit 2023, më saktë më 28 nëntor, u vra edhe gjeneralmajor Vladimir Zavadski . Vdekja e tij është disi ndryshe, pasi shkruhej se ai u vra nga një minë ruse. Pak më shumë se një muaj më parë, më 6 nëntor 2024, u konfirmua vdekja e gjeneralit Pavel Klimenko, që dyshohet se u vra në një sulm me dron. Ukrainasit pretendojnë se vranë tre gjeneralë të tjerë, por nuk ka asnjë konfirmim të vlefshëm për këtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të qëndrojë apo të largohet nga Ukraina?

“The Times”: Dilema hamletiane e Zelenskyt


Analistët “varrosën” planin e Putinit

Rusët “në delir”, do të shpallin fitoren në 2025

Arrestimet, sabotimet dhe shtypja e disidencës

Njësia speciale që “e bën” Rusinë të funksionojë

A mund t’i ulë Putinin dhe Zelensky-n në të njëjtën tryezë

Një muaj para inaugurimit, Trump nis me premtimet

Pse rënia e saj do të “jehojë” në gjithë Evropën

Gjermania kërcënohet nga një skenar i tmerrshëm