MENU
klinika

“Tarifa e shërbimit postar do paguhet nga shteti“

Celibashi: Më 11 Janar nis procesi i regjistrimit të emigrantëve që do të votojnë!

16.12.2024 - 13:22

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi tha në Nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin se më 11 Janar do të nisë procesi i regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Ilirjan Celibashi kërkoi që palët politike të bashkëpunonin me qëllim që të realizohej në kohë i gjithë procesi.

“Dua të konfirmoj se Procesi i përgatitjes të votimit nga jashtë ka shkuar në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhur, përfshi këtu edhe në kuptim të afateve që ky kod ka përcaktuar për aspekte të ndryshme të karakterit normativ apo organizativ të votimit nga jashtë. Komisioni rregullator në KQZ ka miratuar të gjitha aktet kryesore normuese me qëllim realizimin e votimit nga jashtë. Kemi miratuar aktin që ka të bëjë me regjistrimin, me përgatitjen e listës së zgjedhësve, kemi miratuar aktin që ka të bëjë me vërtetimin e adresës së votuesit nga jashtë. Kemi miratuar rregullat për procedurën e votimit nga jashtë. Jemi drejt finaliozimit të ndërtimit të platformës së regjistrimit. Besoj që para krishtlindjeve do të kemi një demonstrim të funksionaliteteve të këtij sistemi me qëllim që më 11 janar kjo platformë të jetë funksionale dhe të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë”, tha Celibashi, i cili theksoi së palët të ndihën të sigurta dhe të mos hyjnë më dyshime në këtë proces.

Sa i takon tarifës së shërbimit postar, Celibashi tha se ka patur diskutime me qeverinë shqiptarë.

“PS i kemi sugjeruar që për këtë proces së parë, kostot të paguhen nga shtetit shqiptar dhe duket se e kemi vullnetin e qeverisë dhe të Kuvendit, sepse në ligjin për buxhetin i është vënë në dispozicion KQZ buxhet për të paguar tarifën si në dërgim edhe në kthim të fletës së votimit”, tha kreu i KQZ.

Deputetja e PL: Nuk flas për njerëz që...

U shfaq me bastun në gjykatë, Kryemadhi zbulon arsyen!

Kërkon rikthimin në arrest shtëpie të kreut të PD-së

Lirimi i Sali Berishës, SPAK ankimon vendimin e GJKKO

Seanca paraprake për Berishën dhe Malltezin

Sot pritet të vendoset fati i dosjes “Partizani”

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të PS

Kompetencat e komisionerëve publikë i kalojnë Altin Dumanit

Zyrat e komisionerit i merr SPAK, qeveria vendos t’ia japë ambientet Prokurorisë!