MENU
klinika

Kompetencat e komisionerëve publikë i kalojnë Altin Dumanit

Zyrat e komisionerit i merr SPAK, qeveria vendos t’ia japë ambientet Prokurorisë!

16.12.2024 - 11:40

Ashtu siç dhe ishte vendosur më parë, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, do të marrë kompetencat e komisionerit publik.

Për pasojë, institucioni që ai drejton do të marrë edhe zyrat në të cilat kanë punuar prej gjashtë viteve anëtarët e vlerësimit të magjistratëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Është një vendim i Këshillit të Ministrave që ua kalon nën administrim SPAK dhe dikasterit të Drejtësisë ambientet e KPKsë, vendim që mësohet që e nis zbatimin në ditën e parë të vitit që vjen. Shkalla e parë e vetingut ka përfunduar mandatin por edhe punën me rivlerësimin e njerëzve të drejtësisë, duke e kaluar stafetën në shkallën e dytë, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në të cilën gjenden e 42 magjistratë.

VENDIMI

Referuar Këshilli i Ministrave mësohet se është vendosur tashmë që të kalohen nën administrim të SPAK dhe të Ministrisë së Drejtësisë zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve mbasi nga 1 janari 2025 do të marrë kompetencat e komisionerëve publikë kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani.

Mbarimi në fund të këtij viti i mandatit të komisionerëve publikë Florian Ballhysa dhe Irena Nino pasohet me marrjen e stafetës nga kryeprokurori i posaçëm i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA. Ky vendim vjen me mbarimin e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionereve publikë që në 31 dhjetor shkrihen. Mandati i vazhdimit të vetingut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026. Ndërkohë gjatë 6 viteve proces kontrolli të trefishtë, në shkallën e parë vetingut u kontrolluan 805 funksionarë prej të cilëve 268 nuk u konfirmuan në detyrë. Aktualisht kanë mbetur për tu shqyrtuar në KPA mbasi janë apeluar 42 gjyqtarë dhe prokurorë. Nga ana tjetër në Gjykatën e Strasburgut janë ankuan 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri gjatë procesit të vetingut. Megjithatë, mbi pretendimet e ankuesve deri më tani Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është shprehur me vetëm një vendim për rikthim në detyrë të prokurores Antoneta Sevdari, për të cilën procesi që ishte kryer në vendin e saj u vlerësua si disproporcional.

KALIMI NË KOMPETENCAT E SPAK

Në shkallët e vetingut kanë qenë dy komisionerë publikë, të cilët bashkë me grupin e gjyqtarëve që kanë kryer procesin e verifikimit të qindra njerëzve të drejtësisë do të vihen në dispozicion të SPAK dhe të Gjykatës së Lartë. Në fakt anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kishin kërkuar prej muajsh të bëhen pjesë e nivelit të Apelit dhe më lart, ndërkohë që tashmë ata do të jenë nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme, ku pritet që edhe komisionerët publik të dalin nga kjo Prokurori për pjesën e mbetur të vetingut, që janë në shkallën e dytë. Megjithatë duhet të priten edhe vendimet që do të vijnë nga Gjykata Europiane për një mori kërkesash të shkuara atje si pakënaqësi të gjykimit të tyre në shkallët e vetingut.

Deputetja e PL: Nuk flas për njerëz që...

U shfaq me bastun në gjykatë, Kryemadhi zbulon arsyen!

Kërkon rikthimin në arrest shtëpie të kreut të PD-së

Lirimi i Sali Berishës, SPAK ankimon vendimin e GJKKO

Seanca paraprake për Berishën dhe Malltezin

Sot pritet të vendoset fati i dosjes “Partizani”

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të PS