Në raportin e fundit të Bankës Botërore “Femrat, Biznesi dhe Ligji 2019”, bëhet me dije se kur bëhet fjalë për hendek gjinor, performanca e Shqipërisë në rang global është e mirë.
Sipas të dhënave në këtë raport, i cili mat shanset ekonomike që i krijohen femrave nga legjislacioni dhe rregullat, ndër 187 ekonomi të botës, Shqipëria renditet e 35-ta me një pikëzim 91.25 pikë përqindjeje.
Pikëzimi i Shqipërisë bëhet mbi bazën e 8 nën-indikatorëve:
1. Lëvizja e lirë
2. Fillimi i një pune
3. Pagesa
4. Martesa
5. Menaxhimi i aseteve
6. Nisja e një biznesi
Në këto 6 nën-indikatorë Shqipëria merr pikët maksimale, 100%, duke nënkuptuar kështu që në Shqipëri barazia mashkull-femër është e plotë.
-Pensionet
-Leja e lindjes
Këto dy nën-indikatorë të tjerë rrëzojnë pikëzimin.
Kjo sepse pensionet na japin vetëm 50 pikë nga 100, ndërsa leja e lindjes na jep vetëm 80 pikë nga 100.
Renditja e Shqipërisë në rang të përgjithshëm:
-E renditur në vendin e 35-të, Shqipëria lë pas vende të zhvilluara si SHBA apo Japoni
Në rang rajonal:
-E renditur në vendin e 35-të, Shqipëria renditet pas Serbisë dhe Kosovës të cilat janë më mirë.
-Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi janë më dobët se ne në renditje./ E.S