MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur me 5 mars?

05.03.2019 - 08:07

1046- Naser Khosrow – poet persian, filozof, shkrimtar – fillon udhëtimin e tij 7-vjeçar në Lindjes së Mesme; dhe përshtypjet i përmblodhi në librin e tij Safarnama. Khosrow konsiderohet si një prej poetëve dhe shkrimtarëve më të mëdhenj në letërsinë persiane. Safarnama (Libri i Udhëtimeve) është vepra e tij më e njohur. Khosrow vizitoi dhjetra qytete për shtatë vjet dhe shkroi rreth tyre, duke përfshirë hollësi mbi shkolla, karvane, xhami, shkencëtarë, mbretër, publik, popuj, si dhe kujtimet e tij personale. Edhe pas kaq shumë vjetësh, libri Safarnama vazhdon të lexohet me ëndje nga persisht-folës.

1558 – Duhani vjen në Evropë nga mjeku spanjoll Francisko Fernandes, i cili ishte dërguar në Meksikë për të shqyrtuar bimësinë e kontinentit të ri. Pas kësaj, pirja e duhanit shumë shpejt pushtoi gjithë Evropën. Katherine Medici, mbretëreshë e Francës, e quajti duhanin “ilaç i mrekullisë” pasi i kishte shëruar dhimbjet e kokës; Katherinë Medici krijoi edhe emrin “Nicotania” (nikotina), sepse ishte ambasadori i Francës në Portugali, Jean Nicot, që ia rekomandoi asaj duhanin për here të parë.

1616 – Vepra “Astronomical de Revolutionibus” e Nikolaus Kopernikut vendoset në indeksin të librave të ndaluar nga Kisha.

1938 – Lazar Fundo, udhëheqës në grupin komunist të Korçës (ish-mentor i Enver Hoxhës në Paris) zhgënjehet nga komunizmi dhe bëhet social-demokrat. Për këtë ai thirret në Moskë nga Ali Kelmendi dhe Sejfullah Malëshova për të dhënë shpjegime për veprimet e tij. Malëshova e dënoi atë si “borgjez deviacionist”; Fundo u përjashtua nga partia komuniste dhe u dënua me vdekje, por shpëtoi me ndërhyrjen e mikut të tij personal, komunistit bullgar Georgi Dimitrov, dhe u lejua të kthehej në Paris.

1946 – Në Fulton, Missouri, SHBA – Winston Churchill mban fjalimin e tij mbi “Perden e Hekurt” (fillimi i Luftës së Ftohtë).

1972 – Kompozitori i njohur grek Mikis Theodorakis del nga partia komuniste. Si anëtar i saj, Mikis ishte arrestua me urdhër të juntës ushtarake më 1967 dhe liruar në vitin 1970 pas reagimeve ndërkombëtare.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe