MENU
klinika

Deklarata

Njohja e Kosovës/ Vuçiç bën deklaratën befasuese

05.03.2019 - 08:46

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, la të kuptohet se Beogradi mund ta njohë Kosovën si shtet sovran, por tha se një gjë e tillë do të kërkonte diçka në këmbim.

“Së pari duhet të gjejmë kompromisin. Nuk mund ta njohim Kosovën pa fituar asgjë. Jam i sigurt se me ndihmën e miqve evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerikës, Kinës dhe vendeve të tjera, mund të arrijmë një zgjidhje”, shtoi ai.

Beogradi dhe Prishtina janë nën presion ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, si kusht për të përparuar në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Në muajt e fundit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Vuçiq, kanë folur disa herë për idenë e ndryshimit të kufijve, si mundësi për marrëveshje.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi