MENU
klinika

Nga New York Times

Plani B i Trumpit për Venezuelën

05.03.2019 - 09:59

Presidenti Maduro po përdor ndihmën humanitare si një armë kundër popullit të tij.

Opozita politike venezueliane dhe mbështetësit e saj të shumtë të huaj, Shtetet e Bashkuara të para në mesin e tyre, mendonin se marrja e ndihmës humanitare në vend do të zhdukte mbështetjen ushtarake për Nicolás Maduro dhe më në fund do ta nxirrte atë jashtë pallatit presidencial. Por raundi i parë dështoi. Ushtria bllokoi ndihmën në vendkalimet kufitare, shpesh me konfrontime të dhunshme.

Po tani?

Presidenti Trump pretendon se ka një Plan B, dhe C, dhe D, dhe E dhe F, për të larguar Maduron, por ideja e vetme e tij është ndërhyrja ushtarake.

Luftëtarët e tij në Shtëpinë e Bardhë mund ta mbështesin këtë, por është një ide e rrezikshme e kundërshtuar nga shumica e 50 vendeve që janë bashkuar me Shtetet e Bashkuara në njohjen e udhëheqësit të opozitës, Juan Guaidó, si president i përkohshëm i Venezuelës. Pavarësisht gjithçkaje që ushtarët venezuelasë mund të mendojnë për Maduron, historia e mjerueshme e ndërhyrjeve të Shteteve të Bashkuara në Amerikë mund t’i bashkojë ata, dhe shumë Venezuelanë kundër dikujt tjetër.

Më shumë sanksione janë mundësia tjetër.

Por Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër ndërmarrjes shtetërore të naftës në Venezuelë në janar, duke zvogëluar më tej të ardhurat në vend. Sanksionet do të shkaktonin edhe më shumë vuajtje në një popullsi tashmë të vuajtur, me mungesa të dëshpëruara të ushqimit dhe të ilaçeve dhe inflacion.

Rezultati më i mirë do të ishte një marrëveshje e negociuar midis Guaidós dhe Maduros, të ndërmjetësuar ndoshta nga Kombet e Bashkuara, duke çuar në zgjedhje të lira, të monitoruara ndërkombëtarisht. Por për Maduron dhe miqtë e tij, kjo është njësoj si të dorëzohesh.

Nëse Trump ka opsione të tjera përveç ndërhyrjes ushtarake apo më shumë sanksioneve, nuk e di askush.

Deri tani, Shtetet e Bashkuara kanë bërë mirë që kanë qëndruar larg çdo lëvizjeje kërcënuese ushtarake. Së bashku me evropianët, Kanadaja dhe mbi të gjitha shtetet e Amerikës Latine që e kanë shpallur të paligjshëm pushtetin e Maduros, duhet të vazhdojnë presionin që Maduro të largohet dhe që ushtria ta braktisë atë.

Duhet të bëhet e qartë se Guaidó duhet të shpallet udhëheqës i përkohshëm vetëm për të lejuar zgjedhje të reja dhe të drejta.

Mund të duhen më shumë kohë dhe ndoshta edhe një marrëveshje me Maduron, që do t’i jepte atij dhe miqve të tij kalimin e sigurtë dhe strehim në vende të tjera, por mbështetja e opozitës venezueliane, tani për tani mbetet opsioni më i mirë në dispozicion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Interesat e fshehura të rusëve

Pse Putinit i intereson kaq shumë Venezuela?