MENU
klinika

Ndalesa e radhës në histori

Këtu u vra Jul Çezari

05.03.2019 - 13:02

Vendi ku është vrarë një prej ushtarakëve lider, ndër më të fuqishmit në Romën e lashtë, Jul Çezari, do të bëhet së shpejti ndalesa e radhës për këdo që historia, për më tepër antikiteti, prej ku u zhvillua bota moderne, flet me fakte. Kompleksi i tempujve të lashtë në Romë, vende që lidhen pikërisht me skenën e vrasjes së Jul Çezarit, do të jenë së shpejti të hapura për publikun e gjerë.

Rrënojat e tempullit në Largo Argentina në qendër të Romës, janë të dukshme për këmbësorët që shikojnë nga lart, por janë të mbyllura për vizitorët. Ka qenë kryebashkiaku i Romës, Virginia Raggi, që ka njoftuar se deri në fund të vitit 2021, do të ndërtohen vendet ku mund të kalohet, në mënyrë që turistët të mund të vizitojnë rrënojat nga antikiteti i lashtë romak.

Kompania e bizhuterive “Luxyry Bulgari”, që gjithashtu financoi restaurimin e shkallëve spanjolle të Romës, po sponsorizon punimet.

Rrënojat përfshijnë një piedestal prej guri nga Curia of Pompei, atëherë vendi ku senatorët takoheshin, i njëjti vend ku Çezari u vra në vitin 44 p.e.s..
Gaius Iulius Caesar, i njohur shqip si Jul Çezari, lindi më 12 korrik 100 p.e.s. në Romë dhe ka vdekur me 15 mars te 44 p.e.s.. – Ai ishte ushtarak dhe burre shteti i Perandorisë romake, u vra nga kundërshtarët e tij politikë.

Jul Çezari ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e Republikës Romake, në Perandorinë Romake. Marshimi romak ne Britaninë e Madhe, prej ushtrisë së Jul Çezarit, e shtriu botën romake deri në oqeanin Atlantik. Ai konsiderohet si një prej gjenive ushtarakë, më të mëdhenj të kohës dhe një prej liderëve më të fortë.