MENU
klinika

Flet kryetarja e LSI

PS përgatitje për zgjedhje të parakohshme? Kryemadhi deklaratë të papritur

05.03.2019 - 15:07

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në një prononcim për mediat deklaroi në mënyrë të prerë se me qeverinë nuk ka dialog.

Ajo u shpreh se PS në rrethe ka nisur fushatën dhe ka hapur zyrat elektorale për zgjedhjet parlamentare dhe jo ato lokale.

“Nëse do të ketë 140 deputetë, le të vazhdojë, por unë besoj se nuk do ta ketë dot shansin për 140. Kemi një krizë politike në vend dhe një parlament ilegjitim. Sot qeveria është kthyer në një institucion që bën qoka në funksion të grupeve të caktuara të interesit.

Nuk ka më dialog, por zgjedhje të reja. Vetë socialistët, edhe pse bëjnë si të fortë, po përgatiten për zgjedhje të parakohshme, vera do të fillojë me zgjedhje parlamentare dhe jo lokale. Në Fier e në disa qytete të tjera ata kanë hapur zyrat elektorale dhe po fillojnë fushatën”, tha Kryemadhi.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin