05.03.2019 - 15:32
Mëngjesin e sotëm, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, 5 kandidatë të opozitës dorëzuan formularin e dekriminalizimit.
Përmes këtij veprimi, ata i hapën rrugë marrjes së mandatit të deputetit për të plotësuar kështu vakancat në Parlament.
Pak pasi dorëzoi formularin e dekriminalizmit, Ligoraq Karamelo ka folur rreth çështjes nga qyteti i Korçës.
“Mandati i takon atyre qe kanë dhënë kontribut. Jam i detyruar të pranoj mandatin për qytetarët. Me Dulen nuk jam dakord për dorëzimin e mandatit. Nuk duhet të braktiset parlamenti. Nga pozicioni që ka Dule, e justifikoj veprimin e tij. Në kushte të tjera Dule do të vepronte si unë”, tha ai.