MENU
klinika

“Je drita e jetës...”

Urimi emocional i Dua Lipës për Dukagjinin

05.03.2019 - 20:25

Jo vetëm Dua Lipa ka fituar famë ndërkombëtare, por edhe babai i saj është bërë i njohur në të gjithë botën, të paktën që prej mbrëmjes së madhe Grammy, ku ai mori vëmendje të madhe.

Dukagjin Lipa festoi së fundmi 50-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të shënuar për të kanë vërshuar urimet e shumta, ku sigurisht ai më i veçanti ishte pikërisht i Duas.

dua_lipa_familja

Kjo e fundit ka zgjedhur të publikojë një imazh prej festës së organizuar me këtë rast duke e shoqëruar me një mesazh emocional.

“Urime ditëlindjen e 50-të babi. 50 kurrë nuk ka qenë kaq e mirë … madje edhe në një parukë rozë. Faleminderit që gjithmonë ishe shtylla jonë, sepse gjithmonë ishe një telefonatë larg meje, ku ke ardhur të më shihni me nënën. Na bënë të qeshim sa herë që nuk jemi mirë. Ti je drita e jetës sonë … Fjalët kurrë nuk janë të mjaftueshme për të treguar se sa shumë të duam, prandaj do të përpiqem ta tregoj më vonë personalisht. Te dua Dukagjin Lipa”, mbyllet urimi i Duas.