Patinatorja franceze Aurelie Noelle Monvoisin arriti të rrëmbejë medalje ari, edhe pse gjatë garës pësoi një përplasje të fortë me muret anësore në Universiadën e Dimrit në Rusi për garën 500 metra femra mbi akull.
Në xhiron e dytë, Monvoisin rrëshqiti duke marrë para skiatoren koreano-jugore Park Jiyun, e cila përfundoi duke e shtypur për muri francezen.
From crash… pic.twitter.com/vpVdY8QQJm
— FISU (@FISU) March 5, 2019
Gjithsesi, juria vendosi që gara të rifillojë edhe një herë dhe Monvoisin arriti të marrë medaljen e artë me kohën 43.919 sekonda, përpara ruses Ekaterina Efremenkova, të cilën e parakaloi në xhiron e fundit.
…to gold! Aurelie Noelle Monvoisin (FRA) went through all the feels in the Short Track 500m final. #RealWinter #Krasnoyarsk2019 #Universiade #Универсиада2019 #Универсиада pic.twitter.com/fGv0ri8KLU
— FISU (@FISU) March 5, 2019
Ndërkaq Jiyun arriti të marrë medalje bronzi. Një sakrificë e madhe pas asaj trauma, por që në fund është shpërblyer në mënyrën më të mirë të mundshme.