MENU
klinika

Deklarata e Haradinaj

“Jam ushtar i SHBA në vijën e frontit me Rusinë”

06.03.2019 - 08:59

Kryeministri i  Kosovës, Ramush Haradinaj shpreson për një marrëveshje me Serbinë, ndonëse është iI vendosur të mos ulet në tryezën e bisedimeve me kushte.

Haradinaj në një intervistë për TVSH tha se vendosmëria për të mos hequr taksën për mallrat e Serbisë nuk është kundërvënie ndaj SHBA.

Mos ta bindim veten se bohemi më miq me Amerikën duke ja heq taksën Rusit se Rusit ia kemi qit ne jo Serbisë. Një ditë prej ditësh Amerikës i konvenon që Kosova të jetë vetvetja, jo gjithë kohën me t’i dhënë detyra dikush. Kjo temë ka të bëj jo me Amerikën, por me Serbinë dhe Rusinë dhe unë jam vija e frontit- pra jam ushtari i parë i Amerikës në vijën e frontit me Rusinë.

Nuk e kam dallimin me Amerikën. E kam dallimin me armikun tim të qindra vjetëve e për të cilin du edhe unë me pas opinion qysh zgjidhet problemi jem me to – se jam palë. Nuk mundet dikush me më tregu mu qysh ka me u zgjidh problemi mes Kosovës dhe Serbisë? Do të dëgjohem unë , se jam palë”, tha kryeministri Haradinaj.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi