MENU
klinika

Marrëveshja Prishtinë-Beograd

Opozita Serbe: Nuk marrim asgjë në Kosovë

06.03.2019 - 09:21

Nënkryetari i Komitetit të Përgjithshëm të Partisë Progresiste Serbe, Milenko Jovanov është shprehur se Serbia nuk do të fitojë asgjë nga marrëveshjen me Kosovën.

“Është kjo politikë që thotë se Serbia nuk merr asgjë në Kosovë dhe se Serbia nuk duhet të marrë asgjë, e kufiri duhet të vendoset në Jarinje dhe Bërnjak. Sipas Vuçiçit, është diametralisht e kundërta, ndaj kësaj politike dhe prandaj përpiqet çdo ditë që të zhvlerësojë dhe të vendos si të gabuara pretendimet e opozitës serbe. Vuçiç pretendon se Serbia nuk do të mbetet pa marrë asgjë në Kosovë”, u shpreh Jovanov.

Më tej ai është shprehur se humbja e Vuçiçit kundër Kosovës është fitorja e tyre.

Kjo është arsyeja pse politikanët serb në opozitë, po përpiqen të humbin kredibilitetin e Vuçiçit në raport me Kosovën, dhe e konsiderojnë humbjen e Vuçiçit si fitoren e tyre.

Jovanov gjithashtu u shpreh se serbët në Kosovë e dijnë se kush po lufton për të drejtat e tyre. Tashmë qëndrimi i opozitës është i njohur të cilët shprehen se Daçiç e Vuçiç kanë dështuar në politikën e tyre me Kosovën.

Madje, ka prej tyre të cilët thonë se Serbia do të duhet ta njohë Kosovën, pa marrë asgjë në këmbim.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi