MENU
klinika

Nuk dihen arsyet

Dorëhiqet prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Petrit Fusha

06.03.2019 - 10:11

Pas një karriere të gjatë jep dorëheqjen prokurori Petrit Fusha duke dalë në këtë mënyrë nga radhët e sistemit.

Burimet thonë se ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës i cili aktualisht ishte prokuror në institucionin qendror të akuzës e ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ndërkohë, pritet që shkalla e parë e vettingut të ndërpresë procesin e rivlerësimit për subjektin Fusha.

Prokurori u shpreh se Prokuroria nuk është vendi më i mirë ku ai mund të shërbejë.

“Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë. Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.

Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32-vjeçare. Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli.
Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë”, thuhet në dorëheqjen e prokurorit Fusha.

Prokurori po vetohej me përparësi për shkak të funksionit si prokuror në prokurorinë e përgjithshme.

Për të, KPK nuk kishte caktuar datën e seancës dëgjimore publike.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin