MENU
klinika

Vendimi

Vendvarrimi i Skënderbeut/ Rritet çmimi i biletave për vizitorët

06.03.2019 - 14:45

Të gjithë turistët që vizitojnë vendvarrimin e Skënderbeut, prej 1 marsit paguajnë biletën me çmim të dyfishuar.

Vendimi u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, në miratimin e buxhetit për vitin 2019. Nga 50 lekë që ishte për fëmijët çmimi u bë 100 lekë ndërsa për të rriturit çmimi 100 lekë u bë 200 lekë.

Qëllimi është për të rritur të ardhurat me qëllim që të rriten shërbimet.

Praktikat mësimore shkollore dhe vizitat protokollare dhe rastet e veçanta do të jenë pa pagesë.