MENU
klinika

Mungesa e restaurimit

Gjirokastër/ Banesat e vjetra rrezik për qytetarët

06.03.2019 - 15:02

Nje banesë e vjetër në lagjen “Pllakë” të Gjirokastrës,  është kthyer në rrezik për qytetarët.

Nga banesa e ndërtuar në vitin 1800, bien çdo ditë gurë dhe dërrasa. Shtëpia është braktisur 10 vite më parë ndërsa banorët tregojnë se mbi të nuk është ndërhyrë asnjëherë për restaurim

“Është në hyrje të qytetit dhe dërrasat janë kalbur dhe mund të bien nga çatia e të dëmtojnë njeri por dhe prishin imazhin e qytetit” shprehet një banor.

Drejtori i monumeneteve të kulturës Vaso Polo thotë se ndërhyrja në objektet e vjetra të Gjirokastrës është e pamundur finaciarisht

“Nuk bëjmë dot investime të rangut të lartë të mirëmbajtjes. Vetëm një banesë mund të kërkojë 500 mijë euro për tu rikonstruktuar” shprehet ai.

Më shumë se 200 shtëpi monumente të kategorisë së dytë dhe të parë në Gjirokastër janë shembur ose janë shpallur të pabanueshme gjatë 2 dekadave të fundit.

Ritmi i restaurimeve që nisi këtë verë dhe po vijon ende në pazarin historik dhe disa komplekse banesash ka sjellë impakt pozitiv dhe një imazh të ndryshuar të Gjirokastrës si destinacion turistik, por në lagjet e vendosura pas kalasë mungojnë dukshëm investimet. 

"S’jam unë autori! Kërkojeni diku tjetër kriminelin"

Çifti u gjetën të masakruar në banesë, 69-vjeçari mohon akuzat

“Çifti u godit me sende të forta dhe me mjete prerëse”

Policia sqaron dinamikën e krimit në Dropull

Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas…

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin!

"Plazhe të mrekullueshme dhe çmimet të lira"

Blogerët italianë: Shqipëria, destinacionin magjepsës