06.03.2019 - 15:17
Aplikimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e INTERPOL, është pranuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i shërbimit policor ndërkombëtar.
Axhenda nuk është finalizuar, edhe pse vendimi i Asamblesë së Përgjithshme për anëtarësimin e Kosovës pritet të merret gjatë muajit tetor në Kili.
Kosova ka aplikuar për t’u bërë pjesë e Interpolit për herë të parë në vitin 2010 dhe e ka përsëritur kërkesën pa sukses edhe tri herë të tjera në vitin 2015, 2017 dhe 2018.
Hyrja në organizatë shihet si një domosdoshmëri që vendi të rrisë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në parandalimin e krimit të organizuar, terrorizmin, por edhe në përmirësimin e shërbimit të vet policor.