MENU
klinika

Të dhënat për 2017

BE, sa shqiptarëve iu dha nënshtetësia?

06.03.2019 - 16:00

Sipas disa të dhënave të bëra publike nga Eurostat bëhet me dije se në vitin 2017 kanë marrë nënshtetësi në vendet e BE-së, 58 900 persona.

Sipas Eurostat ky numër ka rënë me 13% në krahasim me vitin e kaluar ku morën nënshtetësinë 67.5 mijë persona.

Ku renditen shqiptarët?

-Bazuar në të dhënat e bëra publike sot nga Eurostat, shqiptarët renditen të dytët.
-Ata janë grupi më i madh pas marokenëve me 67 900 persona që morën nënshtetësi
-Rreth 83% e tyre kanë marrë nënshtetësi në Itali, Spanjë ose Francë

Sa persona morën nënshtetësi në një shtet të BE-së në 2017?

-Rreth 825 mijë persona
-Kjo shifër ka ardhur në rënie, pasi në 2016 ishin 995000, ndërsa në 2015 ishin 841000

Cilat vende renditen pas Shqipërisë dhe Marokut?

-India, në vend të tretë me 31 600 persona (mbi 53% kanë fituar shtetësinë britanike)

-Turqia, në vend të katër me 29 900 persona (50% me shtetësi gjermane)

-Rumania, në vend të pestë me 25 000 persona (32% shtetësi italiane)

-Pakistani, në vend të gjashtë me 100 persona (63% shtetësi britanike ose gjermane)

-Brazili, në vend të shtatë me 21 600 persona (74% me nënshtetësi italiane ose portugeze)

Cilët janë tre grupet më të mëdha të qytetarëve të BE-së që morën nënshtetësi të një vendi tjetër të BE-së?

-Rumunët, 25 000 persona
-Polakët, 22 000 persona
-Britanikët, 15 000 persona/ E.S