06.03.2019 - 17:58
Në moshën 9-vjeçare, ai la Shqipërinë së bashku me familjen e tij drejt Australisë, por tashmë është kthyer në vendin e tij të lindjes dhe po shkëlqen.
E kemi fjalën për këngëtarin e ri të talentuar John Shahu, i cili famën më të madhe e mori me këngën “Mike”, një bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe Ledri Vulën.
Megjithëse thotë se i mungon Australia, ai shprehet se pëlqen që karrierën e tij ta zhvillojë në Shqipëri. “Më pëlqen muzika shqiptare”, thotë John i ftuar në emisionin “Rudina”.
John shprehet se frymëzohet nga këngëtari i madh Ed Sheeran. Ai së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re, “Havana”, duke pasur sërish një sukses të madh.