MENU
klinika

Nga Prof. Xhemaledin Salihu

Edhe Tito ishte i njohur me çështjen e Preshevës më 1944

06.03.2019 - 18:59

Me rastin e bisedimeve Kosovë-Serbi dhe kërkesën e popullatës shqiptare që Lugina e Preshevës t’i bashkangjitet Kosovës.

Në librin e Millovan Glishiqit

Dosje mbi Blagoje Neshkoviqin, kontribut për biografi, Beograd, 2011, për të cilën libër kam shkruar edhe punimin tim: “Blagoje Neshkoviqi vendosi fatin e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës
Blagoje Neshkoviqi, atëherë ishte sekretar i KQ të PK të Serbisë dhe njëkohësisht më 1945 u zgjodh kryetar i Qeverisë serbe.”

tito-konica.al

Blagoje Neshkoviqi, në detyrën e tij partiake, më 1944 qëndroi në Serbinë e Jugut me udhëheqësinë maqedonase shtroi edhe çështjen e caktimit të kufirit territorial me Republikën e ardhshme, Maqedoninë.

KQ i LK të Maqedonisë u ankua në KQ të PK të Jugosllavisë, me një letër dërguar më 26 gusht 1944, në të cilën thuhet: “KQ i PK të Serbisë kërkon Preshevën nën udhëheqjen e saj, a duhet të jetë nën udhëheqjen tonë, sepse deri më tash ishte e jona dhe se ekonomikisht gravitonte në jug”, libri i lartëpërmendur, f.68.

Menjëherë, ditën tjetër, më 27 gusht 1944, Tito iu përgjegj: “Tashti me rëndësi të largohen Bullgarët, Gjermanët dhe tradhtarët e vendit, se sat ë trajtohet çështja e Preshevës” f.68.

Ndërsa Blagoje Neshkoviqi u deklarua më 30 gusht 1994, në radiogramën e KQ të PK të Serbisë: “Për shkak se Kosovë e Metohia/ Kosova-autori/formon shtabin operativ në kuadër të Shtabit kryesor të LNÇ të Serbisë, mendoj se duhet të ndërpritet edhe biseda lidhur më çështjen e Preshevës.” F.68

Kështu rezonon Blagoje Neshkoviqi, i cili thotë se nëse shtabi kryesor i Kosovës është në kuadër të Serbisë, pse atëherë edhe Presheva mos të jetë në kuadër të Serbisë, ka parasysh strukturën nacionale shqiptare të dy viseve.
Poashtu kundërshton që Prohor Pçinja t’i takoj Maqedonisë, duke e mbështetur në ate se aty jeton vetëm popullatë serbe.

Pastaj vazhdon Blagoje Neshkoviqi se KQ i PK të Serbisë nuk do të lejoj biseda për kufirin me Maqedoninë, se Presheva dhe Prohor Pçinja i takon Serbisë dhe se me rëndësi është se Maqedonët u ngritën në luftë, ndërsa me të tjerët që nuk morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore lehtë do t’ia bëjnë.

Pra, sipas tij, lehtë e kanë, sepse nuk do të lejojnë kurrfarë biseda për vijën kufitare me Maqedoninë dhe se Balgoje Neshkoviqi vendosi mbi fatin e Kosovës dhe Luginës së Preshevës.