Muaj më parë, këngëtarja e famshme Dami Lovato vuante nga problemet e mbidozës, ku qëndroi për disa kohë edhe në reahbilitim. Më pas për këngëtaren duke se u rikthye normaliteti, teksa krijoi edhe një lidhje, por tashmë ajo ka marrë fund.
Mediat britanike shkruajnë se këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me Henry Levy. Herën e fundit që janë parë bashkë ka qenë për Ditën e Shën Valentinit, pasi publikuan një foto si për të konfirmuar marrëdhënien. Por mesa duket nuk ishte e thënë të që vazhdonin!
Burime të mëparshme thanë se, dizajnuesi Levy gjithashtu ka luftuar me abuzimin e lëndëve narkotike, por “People” sqaron se ai nuk ka hequr dorë prej tyre.
Ndoshta në këtë mënyrë këngëtarja dëshiron që të ketë pranë saj persona pa vese dhe që nuk e pengojnë në rrugën që ka nisur.