Jo më tortura për personat me ngjyrë, të cilët diskriminoheshin për pamjen e tyre të veçantë, veçanërisht flokët. Në Nju Jork, tashmë është miratuar një ligj i ri. cdo individ, pa dallime racore dhe entike, ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me flokët e tij.
Këtu përfshihen edhe modelet me gërsheta, flokët e kapura bisht, të gjatë ose të fryrë. Njerëzit me ngjyrë nuk do duhet t’i bëjnë më flokët me modele nga më të ndryshmet, që shpeshherë kanë sjellë dhe dëme në shëndet.
Po ashtu, ligji parashikon marrjen e masave ndaj parukierëve që kanë shkaktuar probleme, por dhe për çdo person që shpreh pakënaqësi në formë bulizmi ndaj pamjes së dikujt.
Prej tani, çdo njeri që ka etnitet tjetër dhe jeton në Amerikë, do të mund të mbrohet nga ligji për çdo “shqetësim” që ka lidhje me diskriminimin.